KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Artes” nga Elsa Demo: Midis letërsisë dhe teatrit

“Artes” nga Elsa Demo: Midis letërsisë dhe teatrit

Nuk është e zakontë të shohësh në skenën e teatrit dramatizme letrare, aq më pak nga autorë të kulturave të largëta me tonën si në rastin e Yasushi Inoue me novelën “Tri gra”. Anxhela Çikopano ka ndërtuar një histori moderne ku “jeta i ngjan artit”, sipas idesë që aktorja Suela Bako kishte për veprën e Ionoue-s. Ajo edhe e ka vënë në skenë me aktorët Romir Zalla e Anila Muçaj.

Paragjykimi që kjo është një histori triviale dashurie, naïve dhe banale rrëzohet nga tri perspektiva njerëzore dhe femërore, teknikë që të kujton efektin “Rashomon”, sipas filmit të Akira Kurosawa-s (1950).

Një burrë i mençur ndërton një mur/ Por një grua e mençur e rrëzon atë. Mbi këtë motiv i cili vë në dukje se dallimi mes sekseve nuk është (thjesht) çështje ndjeshmërie, është ndërtuar kjo bisedë me të ftuarit në studio: Suela Bako, Romir Zalla dhe Anxhela Çikopano.

Sicred