KRYEFAQJA » LAJME » Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku mbështet hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda
Marku thirrje prokurorëve: Ti japim jete Qeverisë së Re të sistemit prokurorial !

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku mbështet hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Prokurori i Përgjithshëm, Arta Marku mbështet hetimet tërësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çdo çështje e në çdo nivel, kundër krimit dhe korrupsionit.
Zyra e shtypit pranë organit të akuzës, bënë me dije se kryeprokurorja ka pritur në një takim kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, në Prokurorinë e Përgjithshme paraditen e së hënës.
Mësohet se kryeprokurorja Marku ka kërkuar që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim punën dhe hetimet e filluara.
Sipas njoftimit zyrtar ajo ka dhënë garancitë për bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj cilido që është në shkelje me ligjin.
Prokuroria e Përgjithshme rithekson mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet.
Një nga mbështetjet e dhëna është edhe vënia në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen e hetimeve.

Sicred