KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » ARRSH: Ka rifilluar puna për riparimin e segmentit Maminas – Sukth
ARRSH: Ka rifilluar puna për riparimin e segmentit Maminas - Sukth

ARRSH: Ka rifilluar puna për riparimin e segmentit Maminas – Sukth

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lajmëruar se ka rifilluar puna për riparimin e shtresave asfaltike të dëmtuara në segmentin Maminas-Sukth të rrugës Tiranë – Durrës. Devijimi i trafikut ka filluar që nga ora 06:00 e ditës së hënë dhe do të vijojë deri ditën e enjte datë 21 qershor. Gjatë këtyre ditëve trafiku në drejtim Tiranë – Durrës devijohet në kryqezimin e Maminasit në drejtim të rrugës dytësore.
Automjetet që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit duhet të futen në nënkalimin e Maminasit të Autostradës dhe të vazhdojë në rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytësore. Ndërsa trafiku i mjeteve të rënda të transportit që vijnë nga Fushëkruja do të devijojnë të karburant Kastrati në Vorë e të ndjekin rrugën nëpërmjet nënkalimit Vorë, Marikaj, Sukth, 4 Rrugët e Shijakut.

Sicred