KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arrin në 12 numri i viktimave nga zjarri në Londër
Arrin në 12 numri i viktimave nga zjarri në Londër

Arrin në 12 numri i viktimave nga zjarri në Londër

Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga zjarri gjigant që përfshiu një ndërtesë shumëkatëshe në Londër natën e së mërkurës duke u gdhirë e enjte. Por autoritetet kanë frikë se bilanci mund të përkeqësohet. Të plagosur kanë mbetur 68 persona. Zjarrfikësit shpëtuan 65 vetë nga “Grenfell Tower” në veri të Kensingtonit.
Dëshmitarët okularë thanë se kishin dëgjuar britma të shumta për shpëtim dhe ku njerëzit bërtisnin për të shpëtuar fëmijët e tyre. Zjarri shpërtheu menjëherë pas mesnatës dhe shumica e banorëve ishin duke fjetur. Arsyet e këtij zjarri ende nuk dihen.

Sicred