KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arrestohet regjisori i njohur rus Kirill Serebrennikov

Arrestohet regjisori i njohur rus Kirill Serebrennikov

Regjisori i njohur rus Kirill Serebrennikov është ndaluar nga komiteti hetimor i Rusisë mbi bazën e dyshimit se ka përvetësuar fonde shtetërore. I njohur për produksionet e guximshme të cilat shpeshherë ngacmojnë konservatorizmin social në rritje në Rusi, Serebrennikov është një nga regjistorët më të respektuar te skënes dhe filmit, punët e të cilit variojnë nga dramat e deri tek operat. Filmi i tij “Studenti” fitoi cmimin Fransua Shale në festivalitne Kanës këtë vit. Serbrenikov dyshohet se ka përvetësuar rreth 68 milionë rubla, ose 1.1 milion dollarë, nga fondet shtetërore të dhëna për një produksion që do të realizohej në teatrin e tij, gogol. Sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti, Serebrenikov u ndalua në Shën Petërsburg ku po xhironte një film dhe u dërgua më pas në Moskë. Regjisori 47 vjeçar ishte ndaluar edhe njëherë në muajin maj por hetuesit e përjashtësuan mundësinë që ai të ishte përfshirë në cështjen e përvetësimit të parave, për të cilën llogaritarja e teatrit të tij dhe një manaxher po vuajnë masën e arrestit me burg. Mediat ruse raportuan në fillim të këtij muaji se llogaritarja kishte dëshmuar kundër Serebrenikov. Vetë regjisori i ka mohuar akuzat. Mbështetësit e tij e kanë konsideruar hetimin si kundërpërgjigje të qarqeve konservatore të Kremlinint ndaj satirës së tij. Ndërsa ai gëzon mbështetjen e zyrtarëve liberalë të qeverisë, shpesh ai është bërë shenjester e aktivistëve dhe politikanëve konservatorë. Në muajin korrik, teatri legjendar Bolshoi, anulloi një balet të tij për jetën dhe punën Rudolf Nurejev, vetëm tre ditë para premierës. Teatri argumentoi se produksioni nuk ishte gati për t’u shfaqur para publikut, por besohet se shfaqja ishte konsideruar shumë e rrezikshme për Rusinë konservatore. Pritet që brenda 48 orëve, gjykata të vendosë nëse do e mbajë ose jo Serebrenikov në paraburgim.

Sicred