KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohet një tjetër ish deputet i PS, Arben Ndoka
Arrestohet një tjetër deputet i PS, Arben Ndoka

Arrestohet një tjetër ish deputet i PS, Arben Ndoka

Një tjetër ish deputet i PS ka përfunduar në pranga pas diten e së dielës. Pas Arben Çukos, ish drejtor i përgjithshëm i burgjeve, i akuzuar për korrupsion, është Arben Ndoka, ish deputeti i PS në Lezhë i dyshuar për tjetërsim pronash në këtë qark. Bashkë me Nokën është arrestuar edhe vëllai i tij dhe një person tjetër. “Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin Arben Ndoka, 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”. Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash” njoftoi policia. Sipas saj Noka është anëtar i një grupi kriminal mest të cilëve dhe ish kryebashkiaku i Lezhës. Në mars të këtij viti policia ndaloi 12 persona, ndërsa shpalli kërkim 11 të tjerë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë. Pjesë e këtij operacioni duket se është edhe ndalimi i 11 ish-zyrtarëve të Hipotekës.
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 Arben Ndoka u zgjodh deputet i Lezhës, por e dorëzoi mandatin e deputetit, pasi ishte prekur nga ligji i dekriminalizimit. Sipas të dhënave ai ishte dënuar në Itali. Më parë Ndoka  ishte bërë i njohur për një konflikt fizik me deputetin e PD Gent Strazimiri në ambientet e parlamentit.

Sicred