KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohet Mikel Shallari, i dyshuar për vrasjen e komisar Artan Cuku
Vrasësi i Cukut, bashkëpunëtor i drejtësisë

Arrestohet Mikel Shallari, i dyshuar për vrasjen e komisar Artan Cuku

Policia njoftoi se ka ndaluar mëngjesin e së dielës personin që dyshohet se ekzekutoi ish komisarin Artan Cuku në mbrëmjen e 8 prillit në Tiranë. Ai është identifikuar si Mikel Shallari 24 vjeç, dhe është ndaluar pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Bashkë me të janë ndaluar edhe tre persona të tjerë. Ende nuk është lëshuar urdhër arresti, por sipas policisë ka prova të forta që e implikojnë 24-vjeçarin me vrasjen e Artan Cukut. Shallari  është person me precedent penal, dhe ishte në vëzhgim nga policia prej disa muajsh. Shallari është marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit ku ka qenë i pranishem edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako. Burimet deklarojnë se policia ra në gjurmët e autorit pas analizave të ADN-së në rrobat e tij të cilat u gjetën në një kosh pak metra nga shtëpia e Cukut. Për më shumë detaje në Policia e Shtetit pritet të dalë në një konferencë për mediat.