KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arrestohet ish-presidentja e Koresë së jugut

Arrestohet ish-presidentja e Koresë së jugut

Pasi u shkarkua nga detyra javë më parë, ish presidentja e Koresë së jugut Park Geun Hje, u arrestua sot nga polica. Arrestimi u krye me urdhër të gjykatës në Seul, me kërkesë të zyrës së prokurorit të shtetit. Park Geun Hje mund të qëndrojë në paraburgim 20 ditë para se kundër saj të ngrihet zyrtarisht padi pas dyshimeve për dhjetëra krime, përfshirë marrje rryshfeti, përvetësime fondesh dhe shpërdorim të detyrës. Argumenti i gjykatës për dërgimin në paraburgim ishte se, nëse hetohet në gjendje të lirë, ish presidentja e parë grua e koresë së jugut, mund të ndikoje në shkatërrimin e provave.

Sicred