KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arrestohet ish lideri i Gjeorgjisë Mikael Sakashvilli

Arrestohet ish lideri i Gjeorgjisë Mikael Sakashvilli

Ish presidenti gjeorgjian Mikael Sakashvili është arrestuar në kryeqytein Kiev të Ukrainës pasi akuzohet se ka ndihmuar një organizatë kriminale. Oficerë policie të maskuar e tërhoqën Sakashvillin nga shtëpia e tij, ndërsa në rrugë protestonin mbështëtësit e tij, disa prej të cilëvë u përplasën me policinë, duke u përpjeku t’i pengonin oficerët që të mos e fusnin ish presidentin e Gjeorgjisë në furgon. Më herët, ai i ishte adresuar turmën nga catia e godinës së shtëpisë së tij, duke u bërë thirrje ukrainasve të hiqnin qafe hajdutët. Zoti Sakashvilli ka akuzuar Presidentin ukrainas Petro Poroshenkio, një ish aleat i tij, se nuk ia ka dalë të crrënjosë korrupsionin në vend. Vetëm dy ditë më parë, Sakashvilli drejtoji një marshim në Kiev, duke i bërë thirrje presidentit të dorëhiqej. Zoti Sakashvilli, ish shtetas gjeorgjian, dhe më pas ish shtetas ukrainas, është tani pa shtet, pasi iu hoq shtetësia ukrainase nga presidenti Poroshenko. Por në muajin shtator, Sakashvilli ia doli të kthehej sërish në vend, ku pritet të përballet me ekstradimin e mundshëm në Gjeorgji, ku është i kërkuar për korrupsion.

Sicred