KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arrestohet i dyshuari i dytë për shpërthimin në metronë e Londrës

Arrestohet i dyshuari i dytë për shpërthimin në metronë e Londrës

Një person i dytë është arrestuar në lidhje me sulmin e së premtes në një stacion trenash të Londrës. Policia thotë se ka arrestuar një 21-vjeçar në Hounslou, në perëndim të kryeqytetit britanik, gjatë natës të se shtunës, pas dyshimeve për shkelje që kanë të bëjnë me terrorizmin. Një 18-vjeçar ishte ndaluar më herët, edhe ky i dyshuar për shkelje terrorizmi, pas shpërthimit të ndodhur në stacionin “Parsons Green”, që shkaktoi 30 të plagosur. Ky i mëparshmi ishte arrestuar gjatë mëngjesit të së shtunës në Portin e Doverit. Niveli i gatishmërisë për një sulm të mundshëm terrorist mbetet ende “kritik”, duke nënkuptuar se një i tillë pritet në mënyrë të pashmangshme. Policia tashmë është përqëndruar në kërkimet në një shtëpi të zonës Surrej. Shtëpia në fjalë i përket një çifti të moshuarish, të njohur për përkujdesjen ndaj qindra fëmijëve, përfshi edhe refugjatëve.

Sicred