KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohet djali i ish bosit të VEFA-s
Arrestohet djali i ish bosit të VEFA-s

Arrestohet djali i ish bosit të VEFA-s

Artan Alimuçaj, djali i ish-presidentit të firmës piramidale “VEFA”, Vehbi Alimuçaj është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit. Dy vjet më parë prokuroria kish lëshuar urdhër arresti pasi gjykata e ka dënuar në mungesë me 4 vite burgim, për fshehjen e pasurisë të përfituar nga firmat piramidale. Alimuçaj ështe vënë në pranga në një lokal në rrugën e Dibrës, pranë QSUT-së në kryeqytet. Mësohet së gjatë komunikimit të arrestimit, ai nuk ka bërë asnjë rezistencë dhe i është bindur urdhrit të policisë. Në momentin e arrestimit Alimuçaj ka qënë i vetëm në lokal.
Ish-Presidenti i firmës piramidale “VEFA” Vehbi Alimuçaj dhe djali i tij Artan Alimuçaj akuzohen për fshehjen e një shume prej afro 1 milionë dollarësh në Hungari. Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Vehbi Alimuçaj, i cili ka qenë administrator i firmës piramidale “Vefa”, është dënuar për veprën penale të mashtrimit të një numri shumë të madh personash, rezulton se ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë. Po ashtu, rezulton se në të njëjtën bankë, djali i tij, shtetasi Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollarë. Shumat në fjalë janë lënë të fjetura nga viti 1996, kur janë vendosur në bankë deri në 2010 kur është tentuar të përdoren duke u transferuar. Sipas hetimit të prokurorisë, rezulton se këto para janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm i mashtrimit i shtetasit Vehbi Alimuçaj deri në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale.

Sicred