KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohet bashkëshorti i gjyqtares i dënuar për korrupsion
Arrestohet, Odise Andrea, bashkeshorti i majlinda andreas, gjyqtarja, rryshfet, 50.000 euro

Arrestohet bashkëshorti i gjyqtares i dënuar për korrupsion

Një ditë pas dhënies së masës “arrest me burg” nga Gjykata e Lartë, është arrestuar Odise Andrea. Për bashkëshortin e gjyqtares Majlinda Andrea u dha dënimi me 1.6 vite burg, ndërkohë që për të dy gjykata dha edhe dënimin plotësues, atë të heqjes së të drejtës së ushtrimit të detyrës për 5 vjet. Majlinda Andrea u shpall fajtore për korrupsion, por vuajtja e dënimit pezullohet dhe konvertohet në 3 vjet shërbim prove. Bashkeshorti i saj, Odise Andrea ka komunikuar me sekserin me inicialet P.D duke i kërkuar atij 50 mijë Euro për marrjen e vendimit në favor të tij për një pronë në Sarandë.

Sicred