KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohet avokatja Lepenica

Arrestohet avokatja Lepenica

Policia e Tiranës bën me dije se ka vënë në pranga avokaten Donata Lepenica e cila dyshohet për korrupsion, ndërsa është pezulluar nga puna edhe prokurori i Tiranës Përparim Hasa.
Prokurori ishte në pritje t’i nënshtrohej pak ditë më pas procesit të  Vetingut.
Për dy rastet në fjalë po kryhen nga Krimet e Rënda, ndërsa këto të fundit prej 4 ditësh kanë bllokuar serverin e kamerave për sigurimin e provave.
Mësohet se kamerat e sigurisë së Prokurorisë së Tiranës kanë filmuar një rast mitmarrje të një prokurori në bashkëpunim me avokaten, me qëllim ndryshimin e akuzës së një të akuzuari. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur prokurori dhe avokatja  marrin një shumë prej 2 mijë eurosh. Bëhet me dije se ky rast korrupsioni është zbuluar nga përgjimet e disa të arrestuarve.

Sicred