KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohet autori i vrasjes së Artan Cukut
Arrestohet autori i vrasjes së Artan Cukut

Arrestohet autori i vrasjes së Artan Cukut

Artan Cuku, ish drejtuesi i lartë i policisë së shtetit, është ekzekutuar për shkakë të detyrës. Një vendim i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në mungesë, çoi në identifikimin e Bledar Jambellit i njohur ndryshe si Rikard Muho, si personi që urdhëroi vrasjen e Cukut. Në datë 17 prill gjykata vendosi masën e sigurisë ‘Arrest me burg në mungesë’ për Bledar Jambellin, pasi dyshohet se porositi vrasjen e Artan Cukut. Dosja për vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku pritet të dorëzohet në Gjykatë brënda pak ditësh.  Bledar Jambelli njihet si “kontigjent penal”, pasi ai akuzohet për disa vepra penale. Sipas hetimeve në dhjetor të vitit 2012 ai u arrestua për vrasjen e Armando Delajt Por pavarësisht dyshimeve për vrasjen e vitit 2012 dhe akuzave për dy vrasje të tjera në vitin 2006, asgjë nuk u vërtetua deri në fund dhe Jambelli rifitoi lirinë. Pasi fitoi lirinë ai mendohet se kontaktoi me Mikel Shallarin i cili ekzekutoi komisarin. Artan Cuku u vra mbrëmjen e 8 prillit 2017 teksa po hynte në pallatin ku banonte.

Sicred