KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohet autori i plagosjes tek rruga e Dibrës
Arrestohet komandoja shpërndarës droge

Arrestohet autori i plagosjes tek rruga e Dibrës

Policia e Tiranës ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin e plagosjes së pronarit të argjendarisë tek rruga e “Dibrës” në kryeqytet. Ai është 28-vjeçari me inicialet A.N, banues në Vlorë, i dënuar edhe më parë për vjedhje. Mëngjesin e të martës autori i armatosur është futur në ambientet e brendshme të argjendarisë me qëllim për të grabitur. Por në momentin që i ka drejtuar armën Vangjel Kasharës, që ndodhej në dyqan, ka hasur në rezistencën e tij. Kur grabitësi i ka kërkuar 28-vjeçarit paratë dhe bizhuteritë që ndodheshin në banak, duke e kërcënuar me armë, pronari i ka kapur pistoletën dhe është përleshur me të duke e nxjerrë jashtë. Në përleshje e sipër, në trotuarin para dyqanit, autori ka shkrepur dy herë pistoletën dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Një nga plumbat ka goditur pronarin e argjendarisë, mes supit dhe qafës duke e lënë të plagosur.

 

Sicred