KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohet Albin Kurtin dhe dy deputetë të tjerë të VV

Arrestohet Albin Kurtin dhe dy deputetë të tjerë të VV

Policia e Kosovës ka arrestuar Albin Kurtin dhe dy deputetë të tjerë të Vetëvendosjes, pasi nuk u paraqitën në shumicën e seancave gjyqësore të mbajtura në gjykatën themelore te Prishtinës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi u arrestuan ndërsa po hynin në godinën e Kuvendit për të marrë pjesë në seancën e radhës. Në mbrojtje të tre deputetëve, dolën edhe deputetë të tjerë të grupit të tyre parlamentar, çka e detyroi policinë t’i zmbrampste duke përdorur sprej lotsjellës, si pasojë e të cilit të jenë lënduar disa deputetë dhe gazetarë. Albin Kurti dhe dy deputetët e tjerë akuzohen se kanë hedhur gaz lotsjellës gjatë seancave që u mbajtën vitin e shkuar në Kuvendin e Kosovës, në tentativë për të bllokuar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi si dhe ngritjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, rezultat i marrëveshjes së arritur përmes dialogut me Beogradin.

Sicred