KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohen dy gjobvënës, kishin kërcënuar me vrasje
Arrestohen dy gjobvënës, kishin kërcënuar me vrasje

Arrestohen dy gjobvënës, kishin kërcënuar me vrasje

Policia njoftoi se ka ndaluar në flagrancë dy shtetasve nga Lezha të cilët kërcënonin një person se do ti vrisnin djalin nëse nuk u jepte 25 mijë euro. Shtetasit Dod Gjoka, 37-vjeç, i dënuar për tentativë vrasjeje, si dhe Mark Çuku, 49-vjeç u arrestuan nga policia në momentin që kishin shkuar për të marrë paratë në fshatin Malecaj të Lezhës. Policia u vu në dijeni të kërcënimit nga shtetasi me inicialet vetëm 5 orë para finalizimit të operacionit duke ndjekur metoda speciale të hetimit dhe bëri të mundur identifikimi e autorëve të letrës dhe mesazhit kërcënues.
Sipas Policisë, Gjoka dhe Çuku u arrestuan në flagrancë në vendin e quajtur Malecaj, tek ura e fshatit në momentin kur të dyshuarit po shkonin të merrnin gjobën e vendosur prej 25 mijë euro. Policia ka sekuestruar telefonin nga ishin nisur mesazhet, një palë dylbi të cilat i përdornin për të vrojtuar si dhe makinën që udhëtonin.

Sicred