KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohen autorët e grabitjes me vrasje në Kamëz

Arrestohen autorët e grabitjes me vrasje në Kamëz

Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm për kapjen e autorëve të dyshuar të grabitjes në Kamëz me pasojë vrasje. Burime thanë se një nga dy autorët e ndluar kanë pranuar krimin përpara grupit hetimor, ndërsa kanë rrëfyer edhe vendin ku fshehën armën e krimit pas ngjarjes. Mbrëmjen e të mërkurës mbeti i vrarë 53-vjeçari Agim Buci, pronari i minimarketit që u tentua të grabitej, ndërsa u plagos bashkëshortja e tij, Merita Buci. Në market bashkë me prindërit ndodhej edhe djali 6-vjeçar i cili ka mbetur i shokuar nga ngjarja, pasi ka parë të gjithë skenën e krimit. Burime pranë policisë thanë se autorët e dyshuar janë arrestuar në periferi të Kamzës gjatë një operacioni të bluve, ndërsa hetimet vijojnë për të mbledhur prova të tjera të cilat implikojnë ata në krimin tronditës. Të njëjtat burime theksojnë se autorët janë të dy nga Burreli, por me banim në Kamëz.

Sicred