KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohen 4 persona për shitje lëndësh narkotike

Arrestohen 4 persona për shitje lëndësh narkotike

Katër shtetas janë arrestuar nga policia e Tiranës në momentin kur do të kryenin shkëmbimin e rreth 60 kilogramëve kanabis sattiva. Blutë e kryeqytetit kishin marrë informacion se në afërsi të autostradës Tiranë – Durrës pranë fshatit Domje. Në pranga kanë rënë Ylber Gega, 45 vjeç, Ylber Zllami, Albert Ajdini, Leonard Çela. Në vendngjarje janë konstatuar dy automjete, një “Ford” dhe një “Opel”, të cilat kishin ndaluar pranë njëra tjetrës me disa persona në brendësi të tyre, e më pas kanë kaluar në një fushë pranë shinave të trenit. Menjëherë është bërë nderhyrja nga ana e policisë dhe është ushtruar kontrolli në automjetet e mësipërm, ku janë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva, në pjesën e bagazhit dhe 4 thasë të tjerë në sediljen e pasme të automjetit tip “Ford”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 58 kilogram e 600 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojtë Cannabis Sattiva
– 2 automjete (Ford dhe Opel)
– 6 aparate telefonik celular të markave të ndryshme.

Sicred