KRYEFAQJA » LAJME » Arrestohen 3 persona për shit-blerje vote

Arrestohen 3 persona për shit-blerje vote

Denoncohen raste të shit-blerjes së votës. Policia e Tiranës ka referuar materialet proçeduriale për veprën penale “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkëpunim në ngarkim të dy shtetasve 31 vjeç, 28 vjeç dhe 22 vjeç. Policia njofton se tre personat janë kapur në flagrancë në fshatin Çekrezë në automjetin tip Opel, brënda të cilit u gjetën lista e zgjedhësve për qëndrat e votimit të këtij fshati. Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumenta të ndryshme pronësie të banorëve të ndryshëm të këtyre qëndrave të votimit. Dyshohet se këta shtetas u kishin premtuar zgjidhjen e problemeve për këto pronësi banorëve të fshatit Çekrezë, në këmbim të votës për një subjekt të caktuar politik. Materialet proçeduriale u dorëzuan Prokurorisë për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Sicred