KRYEFAQJA » LAJME » Arrestimi në lidhje me ngjarjen në rrugën Bardhyl
rruga bardhyl, Arrestimi, në lidhje me, ngjarjen në rrugën Bardhyl

Arrestimi në lidhje me ngjarjen në rrugën Bardhyl

Blutë e kryeqytetit vunë në pranga personin e dyshuar që terrorizoi mbrëmjen e djeshme banorët e rrugës “Bardhyl” duke qëlluar në ajër me armë zjarri. Ai është Sandër Dapaj 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i cili është kapur në flagrancë në vendngjarje me armë zjarri të llojit “Beretta”. Policia shpjegon se konflikti ka nisur në një pikë bastesh sportive në këtë zonë, ku Dapaj bashkë me shtetasin me inicialet K. S, pronar i lokalit, janë konfliktuar për motive të dobta me 5 persona të tjerë. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e lokalit të basteve i cili rezultoi pa liçensë. Gjatë kontrollit u sekuestraun njësi kompjuteri për vendosjen e basteve sportive dhe televizora plazma.

Sicred