KRYEFAQJA » LAJME » Arrestimi në Elbasan, Policia e Shtetit: Akuzat e PD spekullime politike
Rama vlerëson policinë shqiptare

Arrestimi në Elbasan, Policia e Shtetit: Akuzat e PD spekullime politike

Policia e Shtetit ka shprehur keqardhjen dhe i ka konsideruar si akuza dhe spekullime politike, deklaratat e opozitës lidhur me ndalimin e një të riu në Elbasan të cilit ju gjetën në makinë 800 mijë euro. Sipas policisë pas ndalimit të autorit në flagrancë, është mbajtur procesverbal i plotë në vendngjarje dhe i është përcjellë menjëherë prokurorisë dosja e plotë. “Policia e Shtetit i siguron të gjithë qytetarët se ajo ka bërë detyrën, po bën detyrën dhe do të bëjë detyrën e saj, pa asnjë ndikim politik në luftën me krimin e organizuar, krimin ekonomik e çdo lloj tjetër kriminaliteti” thekson policia në një deklaratë. Ajo shton se pas përmbylljes me sukses të plotë të luftës për çrrënjosjen e kanabisit nga territori i vendit, Policia e Shtetit ka hyrë në fazën e dytë të kësaj lufte, e cila do të përshkallëzohet javë pas jave. Si shembull policia përmend edhe arrestimin të shtunën në Tiranë të një rrjeti trafikantësh ç’ka sipas saj tregon qartë vullnetin e saj për të goditur rrjetet dhe elementet kriminale që janë përfshirë në trafiqe, si edhe sekuestruar asetet financiare të përfituara nga aktiviteti kriminal.