KRYEFAQJA » LAJME » Arrestimi i zyrtarëve të, Agjencisë për Bullgarët jashtë Bullgarisë

Arrestimi i zyrtarëve të, Agjencisë për Bullgarët jashtë Bullgarisë

Nga Kukësi, ku jeton një pjesë e komunitetit bullgar në Shqipëri, ambasadori Raytchevskine i është përgjigjur interesit të medias, për lajmin e arrestimit të 20 zyrtarëve të Agjencisë Shtetërore për bullgarët jashtë Bullgarisë, të akuzuar për korrupsion në lëshimin e pasaportave të këtij shteti, pjesë e Unionit Evropian.

“Për atë që ka ndodhur në Agjencinë Shtetërore për bullgarët jashtë Bullgarisë, aktualisht nuk mund të komentoj. Le të lejojmë organet kompetente të bëjnë detyren e tyre dhe ateherë mund të flasim konkretisht.Çfarëdo që të themi tani janë spekulime. Si Bullgaria edhe Shqipëria janë vende ku mbi të gjitha është ligji. Egzistojnë organet hetimore, organet gjyqësore, dhe kjo çështje pres që të zgjidhet sipas ligjeve të të dy shteteve. Nuk di të ketë diçka që lidhet me Ambasadën, por më vjen mirë që jeni të informuar mbi atë që ndodh në atdheun tim. Kjo do të thotë se ne jetojmë së bashku në rajon, kemi probleme të përbashketa, dhe të ardhme të përbashkët.” tha për mediat Raytchevskine.

Të hënën e kësaj jave, policia ka bastisur zyrat e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Vendit dhe ka arrestuar 20 zyrtarë të saj, përfshirë dhe kreun e agjencisë, pasi dyshohet se shisnin çertifikata dhe pasaporta të rreme për njerëzit që jetojnë në shtetet jo-anëtare të BE-së. Shumë prej pasaportave të rreme besohet i’u janë dhënë banorëve të shteteve me pakicë të konsiderueshme etnike bullgare, duke përfshirë Moldavinë, Maqedoninë dhe Ukrainën, kundrejt një pagese prej 5 690 dollarësh, e ku mendohet se shisnin së paku 30 pasaporta në javë.

Lajmi për arrestimin e së paku 20 zyrtarëve të Agjencisë Shtetërore për bullgarët jashtë Bullgarisë, nuk ka kaluar pa vëmendje as në Shqipëri. Ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë, tha se çdo gjë që mund të deklarohet para përfundimit të hetimeve, mund të jetë spekulim, ndaj duhen lënë organet hetimore dhe të drejtësisë të ushtrojnë te drejtën e tyre.

Sicred