KRYEFAQJA » LAJME » Arrestimi i gyqtarit Miri, në hetim edhe 8 gjyqtarë që komunikuan me të

Arrestimi i gyqtarit Miri, në hetim edhe 8 gjyqtarë që komunikuan me të

8 gjyqtarë të gjykatës së lartë dhe asaj të Apelit janë vënë nën përgjim për dosjen “Doda”, hetimi i së cilës çoi në arrestimin e gjyqtarit të Apelit. Dosja penale e një shqiptari i cili rezultoi se implikoi togat e zeza, kishte kohë që ishte vënë në vëmendjen e autoriteteve shqiptare dhe ato Angleze. Me anë të letërporosive, autoritet e huaja Anlgeze kishin paralajmëruar, Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshëm, se shqiptari Doda, po paguante para në këmbim të lirisë. Burime pranë këtyre institucioneve thanë se anglezët, sjellën në kohë informacion edhe për gjyqtarët të cilët janë vënë nën përgjim dhe se deri tek ata, arritën falë komunikimeve që ka patur i pandehuri Doda. Janë 8 gjyqtarë të gjykatës së lartë dhe ato të apelit, të cilët janë mbajtur në përgjim në lidhje me këtë çështje. Por deri tani në këtë çështje kemi vetëm dy të pandehur. Në burg përfundoi Kujtim Mirin, kushëriri i gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili ka luajtur rolin e sekserit në këtë çështje. Rreth 200 çështje penale, të cilat prisnin zgjidhje nga gjyqtari Shkëlqim Miri, do ti nënshtrohen një tjetër shorti. Vendimi është marr nga kryetari i gjykatës së Apelit, pas arrestimit të gjyqatarit. Çështjet me objekt gjykimi penale, do ti kalojnë me shortë të tjerë gjyqtarëve, ndërsa në mbledhjen e parë të KLD pritet që kryetari i saj, të vendos për pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit, deri në përfundim të hetimit. Arrestimi në flagrancë çoi edhe në sekustrimin e 30 milion lekëve, për të cilat gjyqtari Shkëlqim Miri, pretendon se ai është pronari i vetëm një pjesë të vogël të parave, ndërsa shuma tjetër është e familjarëve. Për një pjesë të parave, ai pretendon se janë para të familjarëve të tij, të dhëna për një veprim kontraktor civil, provuar edhe kjo nga noteria, por që për shkak të ndryshimit të qëndrimit për blerjen civile, do të përdoreshin ndoshta për kurimin e tij.

Sicred