KRYEFAQJA » LAJME » Arrestimi i Çukos, maxhoranca tregon vendosmëri për drejtësi, opozita ironizon
Arrestimi Çukos, maxhoranca tregon vendosmëri për drejtësi, opozita ironizon

Arrestimi i Çukos, maxhoranca tregon vendosmëri për drejtësi, opozita ironizon

Arrestimi i ish deputetit socialist dhe ish drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko, është përcjellë me komente të ndryshme nga maxhoranca dhe opozita.
Kryeministri Edi Rama, i cili ka emëruar personalisht Çukon në detyrë një vit më parë, ka shprehur keqardhjen, por edhe vendosmërinë për zbatimin e ligjit. “Vija e sjelljes së kësaj qeverie ndaj korrupsionit është e qartë: Çdokush që shkel ligjin ka punë me drejtësinë. Pa dallim ngjyre, përkatësie politike apo ideje të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe do të përgjigjen po njësoj përpara tij” shkruan zoti Rama në rrjetet sociale.
Ndërsa Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj, eprorja e ish drejtorit Çuko, tashmë i ndaluar, ka bërë të ditur se ka qenë ajo iniciatore e këtyre hapave. “Në cilësinë gjithashtu edhe të Koordinatores Kombëtare të Task-Forcës Antikorrupsion i kam dërguar prokurorisë të gjitha materialet e konstatuara nga auditimi i brendshëm si shkelje të kryera në Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve” tha zonja Gjonaj. “Vija e sjelljes së kësaj qeverie ndaj korrupsionit është e qartë: Çdokush që shkel ligjin ka punë me drejtësinë. Pa dallim ngjyre, përkatësie politike apo ideje të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe do të përgjigjen po njësoj përpara tij” ka shtuar ajo.
Nga ana e tij numri dy i LSI Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin Rama. “Edi Rama i mbyll veprat e tij penale me falje ne facebook,po keta ish deputetet a munden????” pyet ai në një reagim në Fejsbuk. “Edi Rama ka nje drejtesi dhe standart per vete dhe nje per te tjeret” shkruan zoti Vasili.

Sicred