KRYEFAQJA » LAJME » Arrestimi i biznesmenit, PD dhe PS replikojnë
Arrestimi i biznesmenit, PD dhe PS replikojnë

Arrestimi i biznesmenit, PD dhe PS replikojnë

PD e opozitës akuzoi kryeministyrin Edi Rama dhe njerëz të afërt të tij se e kanë kthyer Shqipërinë në strehë trafikantësh. Kjo pasi u mësua se policia greke ka arrestuar Edmond Bego, anëtarin e bandës së Aldo Bares i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge. “Pavarësisht se ai ishte shpallur në kërkim nuk ishte arrestuar në Shqipëri” tha në një dalje për mediat deputeti demokrat Edi Paloka. Nëse nuk do te shkonte me pushime dhe do të arrestohej nga policia greke nuk do e dinim se ai ishte një trafikant droge” shtoi ai. “Çdo shqiptar, ka të drejtë të pyesë sot Edi Ramën, Fatmir Xhafajn dhe Policinë e Shtetit: Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, arrestohet nga policia greke por jo nga policia shqiptare? Si është e mundur që jo vetëm nuk arrestohet, por bën i qetë biznes në Shqipëri?” pyeti zoti Paloka. Ai akuzoi kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla si “polikani që e ka marrë në mbrojtje trafikantin e drogës dhe bën biznes me të”.
Por ka reaguar zoti Balla, i cili ndërsa hodhi poshtë akuzat tha plotë ironi se Partia Demokratike filloi teatrin komik “Babale 3”. Por numri dy i PS tha se betejën ka dëshirë ta bëjë përsëri me kreu e PD Lulzim Basha. Duke kujtuar procesin gjyqësor ndaj tij, zoti Balla tha se në shtator publiku do të gjykojë për “Babale 1”, e më pas edhe për “Babale 2” e të tjerë.

Sicred