KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arrestimet e operacionit Gjermano-Italian kundër mafias kalabreze
Arrestimet e operacionit Gjermano-Italian kundër mafias kalabreze

Arrestimet e operacionit Gjermano-Italian kundër mafias kalabreze

Forcat speciale të Antimafias Italiane në bashkëpunim me Policinë Gjermane dhe Komandën provinciale të Krotones kanë ekzekutuar një megaoperacion kundër mafias kalabreze ‘Ndrangeta’, i cili ka çuar në arrestimin e 169 personave mes të cilëve dhe 3 kryetarë komunash. Arrestimet janë kryer në disa rajone italiane si dhe në Gjermani. Operacioni i koduar “Stige” ka zbardhur aktivitetin kriminal të klanit mafioz Farao-Marincola. Një nga më të fuqishmit në Kalabri me degëzime në rajonet e Emilia Romanjas, Lazio, Lombardia, Veneto e në Gjermani. Ky klan i Ndranghetas administronte biznese në miliona euro falë infiltrimeve mafioze në disa sektorë të ekonomisë e sipërmarrje me aktivitet si në Itali ashtu dhe në Gjermani. Ndër personat e arrestuar janë dhe kryetari i provincës së Krotones, kryetari i Bashkisë së Strongolit e kryetari i komunës së Mandatoriccio. Në kuadër të këtij operacioni në bashkëpunim me policinë gjermane janë arrestuar në Gjermani 13 persona. Të arrestuarve u janë sekuestruar të mira materiale në vlerë mbi 50 milionë euro.