KRYEFAQJA » LAJME » Arrestime për prodhim produktesh ushqimore të dëmshme për shëndetin

Arrestime për prodhim produktesh ushqimore të dëmshme për shëndetin

Se sa të pasigurt jemi nga produktet që rëndom tregtohen në dyqane e lokale e tregoi dhe rasti më i fundit, i publikuar dy ditë më parë nga emisioni investigativ “STOP” në televizionin KLAN. Subjekti “ Briland” me vendondhje në lagjen Ajasem në Shkodër, ofronte shumëllojshmëri pijesh freskuese, energjike, alkolike apo dhe vaj ulliri, sipas kërkesave të subjekteve tregtare. Institucionet vendore që kanë detyrim ligjor të sigurojnë konsumatorin; krimi ekonomik, hetimi tatimor dhe AKU i kryesuar nga drejtori i tij i përgjithshëm kësaj here nuk patën justifikim. Mbyllen dyert e këtij subjekti, sekuestruan mallin e gjetur aty, madje 5 punonjës të AKU-së tashmë janë në prangat e policisë. Të ndëshkuarit e parë me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës, janë 3 punonjës të subjektit: Syrri Caku, 70 vjeç, Fatjon Bushati, 29 vjeç, të dy banues në Shkodër si dhe Sami Haxhija, 59 vjeç, banues në fshatin Guri Zi të cilët janë ndaluar dhe po hetohen për prodhim të produkteve ushqimore në mënyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin. Ndërsa 5 inspektorë të AKU-së Shkodër Hilmi Erkoçaj , 65 vjeç, Abdyl Bajraktari, 52 vjeç, Elvis Rraboshta, 32 vjeç, Adnan Gradeci, 50 vjeç, dhe Edmond Fortuzi, 65 vjeç, banues në Shkodër, u ndaluan për shpërdorim detyre, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë mbajtur proçesverbale fiktive në subjektin “Briland” duke e lejuar të prodhojë produkte ushqimore jashtë normave të higjenës e në mënyrë të kundraligjshme. Ndërsa administratori i “ Brilandit” Xhavit Kasemi,53 vjec, edhe pse edhe më parë ka qënë i dënuar për të njëjtën vepër penale, është shpallur në kërkim, por ende është jashtë dyerve të policisë.

Sicred