KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arrestime në Bruksel për terrorizëm

Arrestime në Bruksel për terrorizëm

30 vjeçari që sulmoi me thikë dy ushtarë në qendër të Brukselit është qëlluar për vdekje nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë vonë dhe në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjeherë skuadrat speciale duke izoluar gjithë zonën përreth. Sipas policisë, situata aktualisht është nën kontroll dhe dy ushtarët që mbetën të plagosur lehtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas hetimeve të para, mendohet se autori i dyshuar ishte nga Somalia dhe që rezulton i njohur për përfshirjen në aktivitete terroriste. Në qershor, ushtarët e vranë një sulmues të dyshuar me bombë në stacionin kryesor hekurudhor, ndërsa autoritetet e kishin vlerësuar këtë ngjarje si incident terrorist. Prej marsit të kaluar kur në aeroportin kryesor dhe në metron e Brukselit janë vrarë 32 vetë, policët dhe ushtarët patrullojnë së bashku në rrugët e Brukselit.

Sicred