KRYEFAQJA » LAJME » Arrestime në Bashkinë e Lezhës
"Detyrim paraqitje" për kreun e Bashkisë së Lezhës

Arrestime në Bashkinë e Lezhës

Burime të ndryshme informacioni njoftojnë se kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe 8 punonjës të saj janë ndaluar nga policia. Ende nuk ka konfirmim zyrtar, por thuhet se ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe abuzim pronash. Shumica janë zyrtarë të lartë të bashkisë. Gjithnjë sipas burimeve jo zyrtare urdhëri i arrestit është lëshuar për 23 persona, por vetëm 8 janë egzekutuar. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2015 Bashkia e Lezhës u fitua nga PD. Ndalimet u lajmëruan pak ditë më parë nga ministri i brendshëm Fatmir Xhafa.  “Dua t’ju them që jam i shqetësuar, ua thashë edhe njerëzve të Policisë për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me pronën publike, me vijën bregdetare në zonën e Lezhës posaçërisht. Besoj që hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, besoj që do të jenë eficiente, do të jenë të suksesshme. Janë hetime që po bëhen bashkë me Prokurorinë këtu dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dhe unë shpresoj dhe besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen përpara përgjegjësisë penale” tha  ministri Xhafaj.