KRYEFAQJA » LAJME » “Arrest në shtëpi” për Redi Popeskun

“Arrest në shtëpi” për Redi Popeskun

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Redi Popeskun, pronarin e lokalit në ish-Bllok, ku edhe ndodhi shkëmbimi i zjarrit më 4 tetor me dy të plagosur dhe një viktimë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias për shkak të sekretit hetimor, ndërsa në përfundim, gjyqtari Artan Gjermeni komunikoi ndryshimin e masës nga arrest me burg në atë shtëpiak.

Popesku u arrestua dy ditë më parë në lokalin e tij me kërkesë të Prokurorisë pasi akuzohet se ka gënjyer në dëshminë e tij, por edhe se ka fshehur një tjetër pistoletë që është përdorur atë natë duke e larguar nga atë nga vendngjarja. Mësohet se bëhet fjalë për një armë me leje për të cilën Popesku ka bërë një denoncim duke u shprehur se i ka humbur dhe për këtë arsye nuk e ka dorëzuar. Pas seancës, avokati i Popeskut u shpreh se klienti i tij nuk kishte fshehur asnjë provë pasi gjatë kontrolleve policia nuk gjeti asnjë armë, por jo që ajo s’u dorëzua.

Për përplasjen me armë në ish-Bllok, policia deri më tani ka arrestuar Ervis Martinajn, Geldo Hotin dhe Eljon Haton, ndërkohë që në kërkim mbeten komando Mervjol Bilo, Ervin Mata dhe Fabjol Alushi.

Sicred