KRYEFAQJA » LAJME » “Arrest me burg” për kushëririn e gjyqtarit të Gjykates së Krimeve të Rënda

“Arrest me burg” për kushëririn e gjyqtarit të Gjykates së Krimeve të Rënda

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për Kujtim Mirin, kushëriri i gjyqtarit të Apelit Shkëlqim Miri i cili akuzohet si sekser i gjyqtarit të arrestuar për korrupsion. Kujtim Miri, është personi i filmuar dhe përgjuar në muajin maj, ku në një lokal në Fushë Krujë mori para nga të afërm të të akuzuarit Gentian Doda dhe më pas ia çoi gjyqtarit. Pritet që këtë javë të mblidhet Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të vendosur masën e pezullimit nga detyra ndaj gjyqtarit Miri, deri në përfundim të procesit gjyqësor të nisur ndaj tij për korrupsion.

Sicred