KRYEFAQJA » LAJME » “Arrest me burg” për Emiljano Ninen që tronditi Dhërmiun

“Arrest me burg” për Emiljano Ninen që tronditi Dhërmiun

Gjykata e Vlores ka përcaktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Emiljano Ninen, i arrestuar për ngjarjen që tronditi Dhërmiun këtë të shtunë. Seanca e drejtuar nga gjyqtar Hektor Sinanaj është zhvilluar me dyer të mbyllura. Organi i akuzës përfaqësohej nga prokuror ishte Kledian Llaho. 23 vjeçari Nina akuzohet për veprat penale” Armëmbajtje pa leje” dhe Prishje e qetësisë publike”. Gjatë seancës, e cila ka zgjatur rreth 20 minuta, i akuzuari nuk ka bërë asnjë deklaratë. Emiljano Nina nga Tirana është i arrestuari i vetëm nga personat e përfshirë në konfliktin e ndodhur në mjediset e një diskoje në Dhërmi, pasi qëlloi dhe me armë. Ngjarja ishte fatmirësisht pa viktima, por personat që ndodheshin në ato momente në disko kanë kaluar momente tmerri, ndërsa ngjarja i jep një goditje dhe turizmit në pikun e tij.

Sicred