KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arnshtajn, gjenden trupat e pajetë të gjashtë adoleshentëve

Arnshtajn, gjenden trupat e pajetë të gjashtë adoleshentëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë. Të paktën 6 trupa adoleshentësh janë gjetur të pajetë në një kopsht në Arnshtajn. Të rinjtë 5 djem dhe një vajzë të moshës 18 dhe 19 kishin organizuar një festë në shtëpizën në periferi të qytetit. Autoritet konfirmojnë se ende nuk dihen shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje, por nuk ka shenja se ata janë dhunuar. Ishte pikërisht babai i dy prej të rinjve që gjeti trupat e pajetë. Ai ishte shqetësuar pasi nuk kishte asnjë lajm për ta, por kur mbërriti në vendngjarje ishte shumë vonë. Vendi ku u gjetën trupat ndodhet në periferi të qytetit dhe zona është e mbuluar me dëborë. Autoritet po hetojne nëse të rinjtë janë asfiksuar pas përdorimit të sobës me dru zjarri, por hetimet janë të hapura edhe për ndonjë krim të mundshëm.

Sicred