KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Armeni, protestat kundër elitës qeverisëse
Armeni, protestat kundër elitës qeverisëse

Armeni, protestat kundër elitës qeverisëse

Partia në pushtet në Armeni nuk do të caktojë një kandidat për kryeministër, në përpjekje për të ulur tensionet pas më shumë se dy javë protesta kundër elitës qeverisëse. Demonstratat kundër partisë dhe korrupsionit qeveritar detyruan Serzh Sarksjanm, ish-president i vendit, të jepte dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Largimi i tij ndodhi të hënën e kaluar, ndërkohë që parlamenti pritet të zgjedhë pasuesin më 1 maj. “Duke mos caktuar një kandidat do të shmangim përballjen dhe cënimin e sigurisë”, ka deklaruar zëdhënësi i Partisë Republikane,duke lënë të kuptohet se do të jenë subjektet e tjera të mazhorancës që do të emërojnë kandidatin. Nga ana tjetër, udhëheqësi i protestave, Nikol Pashinian, deputet që e konsideron veten si “zgjedhjen e popullit”, ka deklaruar se Parlamenti duhet të zgjedhë atë kryeministër dhe më pas të mbahen zgjedhje të parakohshme.

Sicred