KRYEFAQJA » LAJME » Armand Duka për Kombëtaren: “Kjo kombëtare meriton të respektohet më shumë, edhe në këto ditë jo të mira.”
Armand-Duka, per kombetaren, flet, fshf, futboll

Armand Duka për Kombëtaren: “Kjo kombëtare meriton të respektohet më shumë, edhe në këto ditë jo të mira.”

Në një mesazh të publikuar në faqen e internetit të Federatës, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e cilëson si të nxituar reagimin e Taulant Xhakës dhe kërkon mirëkuptim ndaj tij, por gjithashtu kërkon të respektohen vendimet e trajnerit. “Duhet ta pranojmë që pritshmëria dhe ndjeshmëria ndaj rezultateve të kombëtares pas Evropianit u rrit si kurrë më parë. E thënë shqip: E rritëm stekën!”, – shkruan Duka, duke vijuar: “Rezultatet e fundit të kombëtares natyrisht nuk janë të kënaqëshme. Jo thjesht për shkak të pozicionit në klasifikim. Mund të ishte bërë më mirë, mund të ishte bërë më shumë. Por, gjithsesi kjo nuk justifikon kurrsesi një frymë negative dhe disa kritika të pamerituara për skuadrën, trajnerin, dhe ndonjë lojtar të veçantë. I njëjti grup lojtarësh që na bëri krenarë një vit më parë nuk mund të denigrohet dhe të hidhet poshtë brenda natës. Kritikat konstruktive natyrisht na bëjnë mirë, por shpifjet dhe intrigat na dëmtojnë të gjithëve. Nuk kemi kohë dhe luksin të merremi me debate boshe dhe “zhurmues” që mezi presin që të humbasim. Në këtë situatë kombëtarja ka më shumë nevojë se kurrë për mbështetje. Nga ana tjetër, edhe vetë skuadra me në krye De Biazin duhet të gjejnë forcë për të tejkaluar problemet, për të rikthyer besimin tek rezultatet pozitive. Është momenti për një ribashkim të forcave te gjithsecilit, duke vënë mbi të gjitha, interesin e kombëtares. Tifozët duhet të kthehen në stadium me dinjitet për të mbështetur kombëtaren e tyre. Kombëtarja ka nevoje për tifozët. Kombëtarja duhet të na bashkojë, dhe jo të na ndajë. Kjo kombëtare meriton të respektohet më shumë, edhe në këto ditë jo të mira.

Sicred