KRYEFAQJA » LAJME » Armand Duka; Kandidat për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s
armand duka, kandidat, komiteti ekzekutiv i uefa, uefa, shqiperi, sport

Armand Duka; Kandidat për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Armand Duka mund të jetë një nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Në mbledhjen e radhës Komiteti Ekzekutiv I organizmit më të lartë evropian të futbollit, ka miratuar kandidaturën e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Komiteti I ri Ekzekutiv I UEFA-s do të dalë nga zgjedhjet e 5 prillit ne Helsinki ne Kongresin e UEFA-s. Zyrtarisht ne gare janë 13 kandidate per 8 vende. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Duka në një postim të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. Kjo është hera e parë në historinë e futbollit shqiptar që një përfaqësues yni mund të jetë pjesë kryesore e organizmit më të lartë të futbollit evropian, si UEFA. Roli i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është shumë i rëndësishëm për të marrë vendime që kanë të bëjnë me rregulloret dhe është pikërisht ky Komitet që administron UEFA-n.

Sicred