KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Argjentinasit në krizë: As ekipi kombëtar nuk do t’i shpëtojë

Argjentinasit në krizë: As ekipi kombëtar nuk do t’i shpëtojë

Argjentinasit do të kishin dashur të shikonin përfaqësuesen e tyre të futbollit të shkëlqente në botërorin rus dhe të harronin vështirësitë e përditshme ekonomike. T’i gëzoheshin magjive me topin të Lionel Mesit dhe të merrnin titullin e tretë boëror. Por as kjo nuk i ka kënaqur. Argjentina e ka nisur shumë keq botërorin. Rezultate zhgënjyese me një Mesi inekzistent. Vërtet goli i realizuar ndaj Nigerisë ishte i bukur por vetëm kaq nuk mjafton. Ai duhet të udhëheqë skuadrën, të jetë lideri i saj. Përballë bardhekaltërve në 1/8 e finaleve do të jetë Franca. Një ekip shumë i vështirë duke parë gjendjen e futbollistëve të Sampaolit. “Nuk mendoj se mund të kualifikohet, – ankohet Omar Santillan, 55 vjeç, veteran i luftës së Malvinas. Ndërsa një punonjës i administratës publike, Huan Kordoba thotë se: “Ky ekip ka një problem psikologjik”. “Me Sampaolin mendova se Argjentina do të shkojë mirë, por ajo ishte një katastrofë”, thotë Sergio Nunez, një shitës i gazetave dhe revistave. Në Argjentinë kur luan kombëtarja e përjetojnë të gjithë ndeshjen, rrugët janë të zbrazura, kompanitë dhe shkollat ​​instalojnë televizorë për të reduktuar mungesat. Por paraqitjet aspak të mira të kombëtares në këtë botëror kanë sjellë uljen e blerjeve të artikujve sportivë. Asnjë nuk blen më fanellat bardhekaltër. Vuajtjet e shkaktuara nga rezultatet jo të mira sportive kanë shumëfishuar ankthin e argjentinasve, si në rritjen e çmimeve ashtu edhe në stoqet e artikujve sportivë. “Deri tani kemi ecur me fat – thotë Levy, – por në Argjentinë të gjithë ëndërrojnë që ekipi kombëtar të reagojë dhe të tregojë se çdi të bëjë”. A do të mundet ta kalojë pengesën Francë, Argjentina?

Sicred