KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Argjentina kërkon huan nga FMN

Argjentina kërkon huan nga FMN

Qeveria e Argjentinës ka kërkuar nga FMN që të përshpejtonte dhënien e një huaje prej 50 miliardë dollarësh, për kushtet e të cilës palët kishin rënë dakord në muajin maj të këtij viti.  Kjo ndërsa vendi i Amerikës së është duke u përballur me një krizë ekonomike në rritje. Presidenti argjentinas Mauricio Makri tha se lëvizja synonte rikthimin e besimit në ekonominë e vendit të tij. Monedha argjentinas, peso, ka humbur këtë vit më shumë se 40 ëprqidn tëvlerës së saj ndaj dollarit amerikan, dhe inflacioni po nuk po arrihet të mbahen nën kontroll. FMN ndërkohë konfirmoi dje se po merrej me rregullimet dhe po ndryshonte kohën e dhënies së huas. – Theksova mbështejten për përpjekjet e politikës së Argjentinës dhe gadishmërinë tonë për të ndihmuar qeverinë në zhvillimin e planeve të saj të rishikuara, – u shpreh shefja e FMN-së Kristin lagard. Në muajin maj,kur u ra dakord për huan, presidneti Makri tha se priste që ekonomia e vendit të rimerrte veten dhe se nuk planifikonte t’i përdorte paratë.

Sicred