KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Argjentina hedh kanditaturen për kupen e botës 2030

Argjentina hedh kanditaturen për kupen e botës 2030

Yjet futbollit botëror, Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë vendosur të ofrojnë mbështetjen e tyre për një ofertë të përbashkët nga Argjentina, Uruguai dhe Paraguai për të organizuar Kampionatin Botëror të 2030-të. “Messi do të bashkohet me ne në këtë iniciativë, dhe sigurisht Suarez,” tha Fernando Marin, koordinatori i kësaj oferte. “Ne i thamë Mesit për synimet tona, dhe ai tha se është e mundur”. Ministri i sportit i Argjentinës, Carlos Mac Alister, tha se “është e rëndësishme të dimë se kemi mbështetjen” e lojtarëve të tillë të rëndësishëm për vendet e tyre si Mesi në Argjentinë e Suarez në Uruguaj. “Në vitin 2030, mbase ne nuk do të jemi më – shtoi më tej Alister – ndërsa mesi po, madje tregoi dëshirë të madhe për të na ndihmuar në realizimin e këtij projekti”. Kupa e parë e Botës në vitin 1930 u mbajt në Uruguaj dhe u fitua nga vendasit, të cilët mundën Argjentinën 4-2 në një finale të paharrueshme në Stadiumin e Centenarit në Montevideo. Paraguai ishte gjithashtu një nga 13 pjesëmarrësit, por Kupa Botërore është rritur pa masë që atëherë dhe tani ka 32 ekipe. Oferta e përbashkët ka mbështetjen e krerëve të shteteve të të tre vendeve, të cilët më parë kanë qenë presidentë të një klubi futbolli para se të udhëhiqnin vendet e tyre. Oferta e përbashkët parashikon që Argjentina të presë tetë nga 12 grupet në fazën e hapjes, ndërsa Uruguai dhe Paraguai nga dy secili. Asnjë pretendent tjetër nuk ka shprehur interes për botërorin 2030 por flitet se Kina është duke përgatitur kandidaturën.

Sicred