KRYEFAQJA » LAJME » Arbër Cyrbja i Teutës për Partizanin

Arbër Cyrbja i Teutës për Partizanin

Humbja në shtëpi kundër Kamzës ka lënë një shije të hidhur te “Djemtë e detit”, që tani e shikojnë veten në vallen e mbijetesës edhe pse në fillim ambicjet ishin për pjesëmarrje në kupat e evropës. Sulmuesi i krahut Arbër Çyrbja, e pranon se të gjithë janë të habitur për atë disfatë, por beson se durrsakët do të rigjejnë forcat për t’u kthyer tek sukseset. Me afrimin e trajnerit Starova, Partizani po kalon një moment të mirë në ndeshjet e fundit. E megjithatë ky fakt nuk i shqetëson durrsakët, të cilët sërish, edhe ndaj të kuqve do të synojnë rezultatin pozitiv. Për sfidën me Partizanin, trajneri Gugash Magani nuk do të ketë në dispozicion tre lojtarë shumë të rëndësishëm, mbrojtësin Ante Hrkaç, kapitenin Nijas Lena dhe sulmuesin Anel Dediç.