KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Arben Ahmetaj përfshihet në debatin e mazhorancës për taksat
Arben Ahmetaj përfshihet në debatin e mazhorancësm, për taksat

Arben Ahmetaj përfshihet në debatin e mazhorancës për taksat

Mazhoranca në komisionin e ekonomisë u përfshi në debate të forta, pasi Ministri i Financave Arben Ahmetaj i hodhi poshtë komisionit një propozim që mbronte pagat e ulëta nga tatimi, në një kohë që qeveria po rrit këtë kategori pagash. Socialistët propozojnë zgjerimin e fashës së pataksueshme për pagat e ulëta nga 30 mijë lekë që është aktualisht në 40 mijë lekë, zgjerim nga i cili do të perfitonin 70 mijë të punësuar.  Ahmetaj u shpreh: “Jam kategorikisht kundër propozimit që mbronte pagat e ulëta ,  pasi do të prishte sistemin .”  Një tjetër propozim që Ahmetaj hodhi poshtë, ishte ai për zero tatim për dividentin e riinvestuar. Propozimi i fundit ishte rritja me 30% e tatimit mbi lojërat e fatit. Edhe pse nuk doli kundër kësaj inisiative, Ministri sërish kishte rezervat e tij.

Sicred