KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arabia Saudite prish marrëdhëniet me Kanadanë
Arabia Saudite prish marrëdhëniet me Kanadanë

Arabia Saudite prish marrëdhëniet me Kanadanë

Arabia Saudite ka dëbuar ambasadorin e Kanadasë dhe ka pezulluar investimet dhe marrëveshjet e reja për tregti me këtë shtet, duke akuzuar Otavan për ndërhyrje në çështjet e brendshme. Në një deklaratë për mediat të ministrisë së jashtme shkruhet se mbretëria e Arabisë Saudite nuk do të pranojë ndërhyrje në çështjet e brendshme, pasi Ambasada e Kanadasë në Riad ka bërë thirrje për lirimin e disa aktivistëve të burgosur. Arabia Saudite do të “pezullojë të gjitha transaksionet e reja në tregti me Kanadanë, duke ruajtur të drejtat e saj për të marrë vendime të mëtutjeshme”, është thënë në deklaratë. Mbretëria i ka dhënë kohë prej 24 orësh përfaqësuesit kanadez për t’u larguar nga shteti teksa ka kërkuar kthimin e ambasadorit të saj nga Kanadaja.
Zyra e Jashtme e Kanadasë ka publikuar një deklaratë më 3 gusht, në të cilën thuhej se “Kanadaja është thellësisht e shqetësuar për arrestimet e pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe aktivistëve për të drejtat e grave në Arabinë Saudite, duke përfshirë Samar Badaui. Vëzhguesi për të Drejtat e Njeriut ka thënë më 1 gusht se autoritetet saudite kanë arrestuar dy aktiviste të njohura për të drejtat e grave të cilat për vite kanë bërë fushatë për të drejtat e grave, duke kërkuar mes të tjerave dhe të drejtën për t’i dhënë makinës. Trashëgimtari i fronit, Princi Saudit, Muhammad bin Salman, pati premtuar se do të hapë ekonominë e shtetit konservativ dhe se do të lehtësojë politikat kulturore.

Sicred