KRYEFAQJA » LAJME » Bota » ARABIA SAUDITE HAP STADIUMET PËR FEMRAT

ARABIA SAUDITE HAP STADIUMET PËR FEMRAT

Arabia Saudite i ka lejuar femrat, për herë të parë, për të hyrë në një stadium për të ndjekur të premten një ndeshje futbolli, në një tjetër hap të mbretërisë konservative për të lehtësuar ligjet dhjetëravjeçare që ndan dy gjinitë. Ky hap vjen pak pasi Rijadhi, i njohur për kufizimet e ashpra ndaj femrave, bëri të ditur se tanimë nuk kishte asnjë pengesë që i ndalonte femra të ngisnin makinën, ndërsa për to janë rihapur edhe kinematë. Tifozet femra, të gjitha të veshura në mënyrë tradicionale, arritën mjaft para fillimit të një ndeshje në Stadiumin e Xhed’das. Mbretëria Islamike ka bërë të ditur ndërmarrjen e një sërë reformash, të vëna në zbatim që vitin e shkuar nga Princi i Kurorës, Moham’med bin Salman. Ndeshja e parë e futbollit që femrat u lejuan të ndiqnin ishte ajo e Premier Ligës Saudite, midis El-Ahlit dhe El-Batinit, që u zhvillua në qytetin buzë Detit të Kuq. Nura Baharxhi, një banore e Xhed’das tha se ajo gjithnjë ishte ndjerë keq kur vëllezërit e saj ktheheshin nga stadiumi dhe i tregonin për kënaqësinë e ndjekjes së një ndeshjeje futbolli atje. “Gjithmonë i kam parë ndeshjet në TV, ndërsa vëllezërit e mi shkonin në stadium… Gjithmonë e kam pyetur veten se pse nuk mund të shkoja”, – i tha ajo AFP-së. “Por sot gjërat kanë ndryshuar dhe kjo është një ditë lumturie dhe gëzimi”, – shtoi sauditja. Kjo nismë ka bërë që tanimë edhe klubet e futbollit t’u ofrojnë tifozeve femra veshje tradicionale, por me ngjyrat e skuadrave të tyre, ndërsa kompania ajrore shtetërore, “Saudi Airlines”, ka bërë të ditur dhënien e biletave falas për 5 familje që dëshirojnë të udhëtojnë midis qyteteve për të ndjekur ndeshjet e futbollit.

Sicred