KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arabia Saudite akuzon Iranin se po furnizon me armë rebelët e lëvizjes Huthi në Jemen
Arabia Saudite akuzon Iranin se po furnizon me armë rebelët e lëvizjes Huthi në Jemen

Arabia Saudite akuzon Iranin se po furnizon me armë rebelët e lëvizjes Huthi në Jemen

Princi saudit i kurorës Muhamend Bin Selman ka akuzuar Iranin për furnizimin me armë të rebelëve në Jemen, cka ai e quajti një akt I drejtpërdrejtë agresioni. “Ky mund të konsiderohet si akt lufte” citohet të ketë thënë princi gjatë një bisede telefonike me sekretarin britanik të jashtëm Boris Xhonson. Sipas agjencisë saudite të shtypit, ministri Britanik xhonson kishte dënuar lëshimin e raketës nga rebelët Huthi dhe ishte shprehur se Britania qëndronte në krah të mbretërisë së Arabisë Saudite në përballjen me kërcënimet e sigurisë.
Ndërkohë, Irani ka mohuar se po furnizon me armë lëvizjen Huthi, e cila lufton kundër koalicionit të drejtuar nga sauditët që mbështet qeverinë e Jemenit. Ministri i jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif tha dje se luftrat e agresionit dhe ngacmimet rajonale të Arabisë Saudite po kërcënonin Lindjen e Mesme.
Të shtunën që lamë pas, një raketë balistike u lëshua në afërsi të kryeqytetit të Arabisë Saudite. Media e lëvizjes Huthi, raportoi se rebelët e kësaj lëvizjeje kishin lëshuar mbrëmjen e së shtunës një raketë balistike, Burkan H2, pranë aeroportit Ndërkombëtar Mbreti Kaled, i cili është rreth 35 kilometra në verilindje të Riadi dhe rreth 850 kilometra larg kufirit me jemenin.
Mediat saudite raportuan se sistemet e mbrojtjes raketore kishin kapur sinjalin e raketës në ajër, por disa fragmente të saj ishin rrëzuar brenda hapësirës së aeroportit. Megjithatë, nuk u raportua asnjë viktimë.

Sicred