KRYEFAQJA » LAJME » Arabia refuzon Turqinë për Hashogin

Arabia refuzon Turqinë për Hashogin

Ministri i jashtëm arab, Adel al Xhuberi,  ka hedhur poshtë kërkesën e Turqisë për të ekstraduar personat që dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e gazetarit Xhamal Hashogi. – Ne nuk i ekstradojmë shtetasit tanë, – u shpreh al Xhubeir. Një javë më parë, presidenti turk Rexhep Taip Erdoan kërkoi esktradimin e personave në fjalë dhe të mërkurën që lamë pas një gkuatë turke lëshoi urdhër arreste për ta. Arabia saudite ka ngritur akuza ndaj 11 personave në lidhje me vrasjen e Hashogit, e cila ndodhi në mjediset e konsullatës saudite ën Stamboll tetorin që lamë pas. Urdhër arreste nga Turqia janë lëshuar për ish shefin e inteligjencë saudite dhe ish këshilltarin mbretëror. Ministri i jashtëm saudit kritikoi mëmnyrën e përdorur nga Turqia për të ndarë informacionin me mbretërinë. – Autoritetet turke nuk kanë qenë aq të gatshme dhe bashkëpunuese sa duhej. Ne i kemi kërkuar miqve tanë në turqi të na sigurojnë prova që mund ti përdorim në gjykatë. Nuk i kemi marrë ato në mënyrën që duhej, – u shpreh Al Xhuberi. Ndërkohë presidenti turk Erdoan është shprehur se urdhri për të vrarë gazetarin hashogi ka ardhur nga nivelet më të larta të qeverisë saudite, ndërsa këmbëngul se nuk dëshiront të dëmtojë familjen mbretërore saudite. Xhamal Hashogi, kritik i familjes mbretërore saudite, i cili jetonte dhe punonte në SHBA,  u vra në datën 2 tetor në mjediset e konsullatësë saudite, pasi shkoi atje për të tërhequr disa dokumente që i duheshin për martesën e tij të re.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com