KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arabi Saudite, gratë për herë të parë shkelin në stadium
Arabi Saudite, gratë për herë të parë shkelin në stadium

Arabi Saudite, gratë për herë të parë shkelin në stadium

Ende jo barazi e plotë, por gjithsesi hap i rëndësishëm. Gratë në Arabinë Saudite bënë realitet një dëshirë, duke shkelur për herë të parë në stadium për të parë një ndeshje. Impianti i parë ku ndodhi risia ishte ai i qytetit Xheda, në përballjen mes ekipeve Al Ahli dhe Al Batini. Mbretëria konservatore po bën kështu hapat e parë drejt përmirësimit të pozitave të grave, duke dalë nga rregullat për ndarjen e sekseve. Megjithese, për momentin, disa ndarje mbeten. Stadiumet saudite do të kenë tribuna të veçanta të quajtura familjare, por sidomos do të ketë vendparkime të veçanta për makinat e femrave, dhe po ashtu vendpushime të veçanta. Natyrisht, ndryshimi nuk mund të vijë në një ditë, ndërsa parashikohet që të ketë edhe reforma të tjera, diçka e paimagjinueshme shumë vjet më parë.

Sicred