KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arabi Saudite, gjenden skulptura devesh mbi 2000 vjeçare

Arabi Saudite, gjenden skulptura devesh mbi 2000 vjeçare

Skulptura të papërfunduara devesh, ndërtimi i të cilave shkon mbi 2000 vite më parë, janë gjetur në një zonë të pabanuar në shkretëtirën e Arabisë Saudite. Imazhe të tjera mijëravjeçare të deveve janë gjetur në këtë rajon, por asnjëherë të këtyre përmasave gjigante. Skulpturat janë gjetur nga një ekip franko-saudit në krahinën e Al Jauf në tre shkëmbinj të mëdhenj. Arkeologët thanë se skulpturat e deveve janë një aspekt i një tradite të gjerë arabe , që ndoshta u ndikua nga Partianët (iranianët e lashtë) dhe Nabateanët nomadë para shumë shekujve. Sidoqoftë mbetet ende mister se pse këta artistë kishin vendosur t’i realizojnë këto skulptura në këtë zonë.

Sicred