KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Arabi, grave u jepet e drejta e pajisjes me patentë

Arabi, grave u jepet e drejta e pajisjes me patentë

Në Arabinë Saudite, gratë kanë tashmë të drejtën që të drejtojnë makinat, pas një dekreti të nxjerrë nga Mbreti Selman. Mbretëria ishte i vetmi vend në botë që i ndalonte gratë të ishin në timon. Deri tani, vetëm burrave u lejohej të pajiseshin me patenta të qarkullimit rrugor, dhe gratë të cilat kapeshin duke ngarë makinën rrezikoheshin të arrestoheshin dhe të gjobiteshin. Dekreti I Mbretit Selman u vlerësua nga qytetarët e vendit të tij, por edhe nga vende të ndryshme të btoës. Presidenti amerikan Donald Tramp e quajti këtë një hap pozitiv drejt promovimit të të drejtave të grave. Dekreti u ëprshëndet edhe nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së. Megjithatë jo të gjithë janë të kënaqur me vendimin e mbretit, pasi zëeat konservatorë po e akuzojnë qeverinë se po shkel rregullat e Sheriatit. Ndërsa të tjerë janë shprehur se pavarësisht këtij zhvillimi, Arabia Saudite ka shumë rrugë për të bërë drejt barazisë gjinore.

Sicred