KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Apolonia hyn në axhendën europiane të turizmit

Apolonia hyn në axhendën europiane të turizmit

Qindra të huaj vizitojnë çdo ditë parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier. Gjatë muajve korrik – gusht parkun janë regjistruar mbi 13 mijë turistë të huaj. Numrin më të lartë e kanë shënuar turistët nga Gjermania, Austria, Zvicra, Franca dhe Polonia, të cilët ndajnë përshtypjet më të mira për vizitën në Shqiperi. “Vijmë nga Gjeneva. Jemi me të vërtetë të habitur me Shqipërinë. Ka shumë monumente arkeologjike! Jemi të surprizuar! Nuk e prisnim! Vizituam dhe Beratin, qytetin e “një mbi një dritareve”. Çdo gjë që kemi parë me të vërtetë na ka surprizuar dhe shpresoj të rikthehemi. Jemi shumë të kënaqur dhe nga pritja që kemi gjetur kudo, ndaj kur të kthehemi në vendin tonë, do flasim për këtë e besoj së pershtypjet tona, do të bëjnë që të vijnë edhe më shumë turistë” thotë një vizitior i huaj.
Marin Haxhimihali, Drejtor i Parkut Arkeologjik të Apolonisë, thotë për RTSh se shtimi i vizitave është një konfirmim se Aplonia sivjet ka hyrë në axhenden evropiane të vizitueshmërisë.
Por ç’ka konsiderohet e rëndësishme në këtë moment për Parkun Arkeologjik të Apolonisë është rikthimi i ekspeditës kërkimore studimore franko-shqiptare. Sipas zotit Haxhimihali ekspedita po përdor metodat më të fundit të fotogrametrisë dhe atyre informatike në arkeologji në lidhje me Parkun Arkeologjik të Apolonisë. “Finalja është plotësimi i muzeut me disa elementë që janë zbuluar nga ekspedita, por që nuk janë respektuar më parë” tha ai.
Ekspedita francezo- shqiptare vepron në Apoloni që në vitin 1993 me ndërprerje e rikthime, ndërsa këtë herë do të bëjë të mundur ndërtimin për herë të parë të hartës dixhitale të Parkut. Apolonia është ndër qytetet më të mëdhenj në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike.

Sicred